Djali i legjendës së Arsenalit, Jose Antonio Reyes, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Real Madridin.
Jose Antonio Reyes Junior ka impresionuar klubin me paraqitjet e tij për ekipin B që kur iu bashkua akademisë në vitin 2019.
Dhe ai tani ka vënë lapsin në letër për një marrëveshje profesionale – katër vjet pas vdekjes së babait të tij.
Reyes Jr, i cili ishte pjesë e skuadrës spanjolle që arriti në gjysmëfinale të Euros U17 në maj, tha: “Është një moment shumë i veçantë për mua”.
“Kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Real Madridin dhe dua të falënderoj klubin për besimin dhe familjen time për mbështetjen e përditshme”.
“Do të vazhdoj të punoj dhe do të bëj më të mirën për të shkuar shumë larg”, ka thënë ai.
Reyes Sr vdiq në një aksident automobilistik katër vjet më parë në moshën vetëm 35-vjeçare.
Ai vdiq së bashku me kushëririn e tij, ndërsa Mercedesi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përfshi në flakë pranë qytetit ku jetonte. /Telegrafi/