Site icon Telegrafi

Djali kërcënon nënën dhe vëllain në Prishtinë, ia drejton armën edhe policëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka kanosur nënën dhe vëllain, ndërsa më pas ka drejtuar armën edhe nga zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 20:00

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë. I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor.  Për arsye të sigurisë, janë evakuuar banorët e ndërtesës. Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version