Djali Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, ka festuar ditëlindjen e tij të 20-të, ndërsa aktori i famshëm e ka publikuar një fotografi të përbashkët dhe ia ka uruar gjitha të mirat.
Fotografia është bërë në palestër, ku shihet se Joseph është duke shkuar hapave të babait të tij.
20-vjeçari ka një trup mirë të formësuar dhe një fizik që ngjan me atë Schwarzenegger kur ishte i ri.
“Urime ditëlindjen Joseph! Ti je një djalë fantastik dhe një partner i shkëlqyer për në palestër. Po bëhesh më i fortë dhe më i mençur çdo ditë dhe jam shumë krenar me ty. Të dua”, ka shkruar ikona e filmave aksion.
Në vitin e kaluar, Arnoldi dhe djali i tij e festuan ditëlindjen e 19-të të të riut në Oktoberfest në Munih duke pirë birra.
Joseph është djali jashtëmartesor i Schwarzenegger, nga lidhja e tij me kujdestaren e shtëpisë, Mildred Patricia Baena, e cila e pastronte shtëpinë e aktorit gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Maria Shriver.
Në maj të vitit 2011, 70-vjeçari e pranoi publikisht se është baba i Joseph nga afera me gruan që kujdesej për shtëpinë e tij. Ai e kishte mbajtur për 14 vite të fshehur atësinë për djalin e tij.
Ky lajm njëherësh shkaktoi edhe ndarjen nga Shriver, me të cilën kishin qenë të martuar për 25 vite.
Nga ajo martesë, Schwarzenegger ka katër fëmijë, dy vajzat Katherine (27 vjeçe) dhe Christina (26 vjeç) dhe dy djemtë Patrick (24 vjeç) dhe Christopher (20 vjeç). /Telegrafi/