Një person ka raportuar se djali i tij me forcë i ka grabitur portofolin me 130 euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:35, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me forcë i ka grabitur portofolin me 130€. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/