Site icon Telegrafi

Djali i George Soros në Kosovë, pritet në takim nga Kurti

Zëvendëskryetari i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Alexander Soros, ka njoftuar të shtunën se ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Vet Soros ka publikuar fotografi nga takimi me Kurtin, duke thënë se është ndjerë mirë nga mikpritja. Megjithatë, ai s’ka treguar detaje lidhur me temat e diskutimit.

“Më vjen mirë që kryeministri më mirëpriti sërish në Kosovë”, ka shkruar Soros në Twitter.

Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”. /Telegrafi/

Exit mobile version