Site icon Telegrafi

Djali i gazetarit të vdekur saudit takohet me Princin e Kurorës, njeriun që akuzohet për vrasjen e babait të tij (Foto)

Djali i Jamal Khashoggi është shfaqur duke takuar mbretin saudit, i fajësuar për vdekjen e babait të tij gjatë një takimi në Riad.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Salah bin Jamal Khashoggi u pa në një shtrëngim duarsh me princin e kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtarin e fuqishëm të fronit të Arabisë Saudite, në pallatin Yamama të qytetit.

Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Po sipas mediave, Mbreti Salman ishte gjithashtu i pranishëm pasi mbretëria ‘ofroi ngushëllimet e tyre’ për anëtarët e familjes, të cilët përfshinin edhe vëllain e Salah, Sahelin.

Një mik i familjes Khashoggi i ka thënë The Associated Press se Salah ka qenë nën një ndalim udhëtimi që nga viti i kaluar.

Lexo po ashtu Princi i Kurorës foli me Khashoggin në telefon, para se të vritej – pamje ku shihet 'djegia e dokumenteve në konsullatën e Stambollit, një ditë më vonë' (Foto)

Si sundimtar de facto i mbretërisë, Princi i Kurorës është fajësuar nga shumë qarqe për vdekjen e Khashoggi, e cila supozohet se u krye nga një skuadër vrasësish të zyrtarëve të lartë të shërbimit sekular të Saudisë.

Kritikët dyshojnë se ai urdhëroi operacionin e profilit të lartë ose të paktën kishte njohuri për këtë.

Një fotografi e tillë vjen mes pretendimeve se pjesë të trupit të shkrimtarit, duke përfshirë fytyrën e tij të shpërfytyruar, janë gjetur në bazën e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll, me raporte të veçanta duke thënë se eshtrat ishin gjetur poshtë një pusi në pronë.

Lexo po ashtu Redaktorja tregon “fjalët e fundit” të gazetarit të zhdukur saudit, të botuara nga Washington Post

Gjatë ditës, kreu turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vrasja ‘e egër’ e Khashoggi ishte planifikuar nga një skuadër sauditësh që çaktivizoi kamerat e sigurisë në konsullatën e Stambollit para se të vriste shkrimtarin.

Lexo po ashtu Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite

Erdogan gjithashtu i ka premtuar familjes së gazetarit të vrarë se Ankaraja do të bëjë ‘gjithçka’ për të zgjidhur rastin, ndërsa ai i ofroi ngushëllimet e tij gjatë një thirrjeje telefonike me të birin e Khashoggi, Abdullahun. /Telegrafi/

Exit mobile version