Djali i Fidel Castros, Antonio Castro ka qenë një nga ata që kanë shprehur dëshirën ta takojnë medaljen e artë në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendin.
Indeksonline ka arritur të sigurojë momentin kur Antonio Castro është takuar me stafin e Kosovës pas suksesit të Majlinda Kelmendit në xhudo.
Antonio Castro është pjesë e Kubës në Lojërat Olimpike si mjek zyrtar i ekipit ndërsa shprehu kënaqësinë që takoi xhudisten kosovare me përmasa botërore, Majlinda Kelmendin.