Telegrafi

Djali i Fernandinhos tallet keq me Unitedin në humbjen ndaj Liverpoolit

Manchester United u shpartallua nga Liverpooli 5-0 të dielën e javës që shkoi.

Djajtë e Kuq e filluan takimin mjaft komod, mirëpo që ata filluan të dekoncentroheshin nga rrjedha e lojës që zhvillohej me ritëm të lartë.

Kishin mundësinë që të shënonin përmes Bruno Fernandes, mirëpo ai shpërdoroi shansin, e pak minuta më vonë, Liverpooli shënoi përmes Naby Keitas.

Lexo po ashtu Nëse shkarkohet nga Unitedi, Solskjaer duket se ka një destinacion të ri

The Reds më pas shënuan edhe katër gola të tjerë, duke vënë Djajtë e Kuq në një siklet të paparë.

Për këtë humbje të United, kishte mjaft shaka në rrjetet sociale, e sidomos edhe nga rivalët e qytetit, përkatësisht nga djali i Fernandinhos, Davi Roza.

Davi ishte aktiv në rrjetet sociale gjatë lojës dhe i pëlqente absolutisht ajo që po shihte.

Lexo po ashtu Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano: Nuk ka dyshime, Conte e do kalimin te Unitedi

Ai bëri tre postime në storie në Instagram duke u tallur me Unitedin.

E para prej të cilave erdhi në pjesën e parë, ku ai postoi një imazh të rezultatit së bashku me shtatë emoji.

Lexo po ashtu Veprimi i çuditshëm i Ronaldos – tifozët mendojnë se portugezi u tall me Solskjaerin

I riu, vetëm 11 vjeç, më pas u tall me tifozët e United që u larguan herët nga stadiumi.

Më pas ai postoi një imazh të babait të tij duke qeshur pas humbjes 5-0 të United. /Telegrafi/