Manchester United u shpartallua nga Liverpooli 5-0 të dielën e javës që shkoi.
Djajtë e Kuq e filluan takimin mjaft komod, mirëpo që ata filluan të dekoncentroheshin nga rrjedha e lojës që zhvillohej me ritëm të lartë.
Kishin mundësinë që të shënonin përmes Bruno Fernandes, mirëpo ai shpërdoroi shansin, e pak minuta më vonë, Liverpooli shënoi përmes Naby Keitas.
The Reds më pas shënuan edhe katër gola të tjerë, duke vënë Djajtë e Kuq në një siklet të paparë.
Për këtë humbje të United, kishte mjaft shaka në rrjetet sociale, e sidomos edhe nga rivalët e qytetit, përkatësisht nga djali i Fernandinhos, Davi Roza.
Davi ishte aktiv në rrjetet sociale gjatë lojës dhe i pëlqente absolutisht ajo që po shihte.
Ai bëri tre postime në storie në Instagram duke u tallur me Unitedin.
E para prej të cilave erdhi në pjesën e parë, ku ai postoi një imazh të rezultatit së bashku me shtatë emoji.
I riu, vetëm 11 vjeç, më pas u tall me tifozët e United që u larguan herët nga stadiumi.
Më pas ai postoi një imazh të babait të tij duke qeshur pas humbjes 5-0 të United. /Telegrafi/