Telegrafi

Djali i Donald Trump vazhdon të luajë futboll të shkëlqyer dhe po tregon teknikë të lakmueshme – ai ua kujton fansave Peter Crouchin dhe është fans i Arsenalit

Barron Trump, djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është futbollist dhe në media kanë dalë pamjet se si 16-vjeçari luan në fushë.

Barron, tani 16 vjeç, ka qenë gjithmonë i lidhur me futbollin dhe shpesh është “kapur” nga kamerat me fanella të Arsenalit para Shtëpisë së Bardhë duke luajtur.

Djali i ish-presidentit amerikan dëshiron të bëhet futbollist profesionist dhe për këtë gjë edhe punon.

 

Në media është shfaqur një video nga ndeshja e përzgjedhjeve të kadetëve, në të cilën shihet se Barron Trump tregon teknikë të lakmueshme për një sulmues, pasi marrja e topit për një futbollist kaq shtatlartë nuk është aq e lehtë.

I riu është shumë më i gjatë se rivalët e tij dhe teknika e mirë nuk shihet shpesh tek futbollistët e tillë. Megjithatë, Barron ka treguar se ka talent.

 

Për shkak të gjatësisë së tij, tashmë mediat kanë shkruar për të duke kujtuar ish-lojtarin e kombëtares angleze, Peter Crouch.

Nga rruga, Barron u filmua shpesh para Shtëpisë së Bardhë duke luajtur futboll dhe këtë e bënte me fanellën e Arsenalit, ndaj duket qartë se ka simpati për klubin e njohur londinez. /Telegrafi/