Sporting Sibona e ka konfirmuar blerjen e mesfushorit Mattheus Oliveira, i cili është djali i legjendës braziliane të futbollit, Bebeto.
Ai ka nënshkruar kontratë për pesë vite, ndërsa ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.
Djali i Bebetos, Mattheus, kishte lindur kur zhvillohej Kupa e Botës në vitin 1994, ndërsa ylli brazilian në atë kohë kishte festuar duke u gëzuar për lindjen e djalit në ndeshjen çerekfinale kundër Holandës (3-2).
O #SportingCP informa que chegou a acordo com o @estorilpraiasad para a transferência de Mattheus Oliveira. https://t.co/RMvyWAEtEP pic.twitter.com/rXvTSW7WGJ
— Sporting CP 🏆 (@SportingCP) May 15, 2017
Tani 22 vjeçar ai ka zhvilluar shumë ndeshje të mira me Estorilin duke e detyruar Spoertingun që ta blejë atë.
Edhe Bebeto është shumë i lumtur me kontratën e djalit të tij.
Mt orgulho de vc meu filho!!! Continue trabalhando forte e com humildade que vc vai longe!! Q vc possa entrar na história do @Sporting_CP !! https://t.co/rEeFkySGKM
— Bebeto (@bebeto7) May 15, 2017
“Krenar me ty, bir. Vazhdo të punosh shumë me kokën ulur dhe do të arrish lart”, ka shkruar Bebeto në Twitter. /Telegrafi/