Andiry Arshavin vite më parë kishte vendosur që ta pagëzonte djalin e tij sipas ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.
Ish-lojtari i The Gunners që ka luajtur në ‘Emirates’ nga viti 2009 deri në vitin 2013, kishte shënuar 31 gola në 144 paraqitje.
Por, duket se trajneri francez kishte lënë një ndikim të madh tek rusi, pasi e ka pagëzuar djalin e tij, Arseny Arshavin, që aktualisht luan te akademia e Barcelonës, ‘La Masia’.
Растёт новая звезда ⭐https://t.co/yYVl5TzEQ1
Best player of the week! pic.twitter.com/WWic4ac1eX
— Чемпионат (@championat) November 9, 2019
Për më shumë, djali i legjendës ruse ka arritur që ta fitojë çmimin e lojtarit të javës në akademinë e skuadrës katalunase.
Ndoshta në të ardhmen mund të shohin edhe një Arshavin duke shkëlqyer në futboll, e që për më shumë ky emër ngjallë kujtime të mira te tifozët e Arsenalit. /Telegrafi/