Telegrafi

Djali i Ancelottit, Davide do ta drejtojë Real Madridin kundër Chelseat pasi babai i tij mund të mungojë në këtë ndeshje

Djali i Carlo Ancelottit, Davide, mund të zëvendësojë babanë e tij në krye të Real Madridit javën e ardhshme, kur Los Blanocs do të përballen me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti rezultoi pozitiv me COVID-19 sot dhe me gjasë do të humbasë ndeshjen e radhës në La Liga jashtë Celta Vigos.

Megjithatë, Los Blanocs kanë një provë edhe më kritike javën e ardhshme kur ata do të vizitojnë Chelsean në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të luhet pikërisht pas shtatë ditësh (6 prill) dhe ‘Carletto’ mund të mos e marrë veten në kohë për takimin me ish-klubin e tij në Londër.

Djali i tij dhe asistenti i parë, Davide do të jenë në krye të skuadrës në “Stamford Bridge” javën e ardhshme nëse babai i tij nuk shërohet në kohë.

Lexo po ashtu Real Madridi votohet si klubi më i madh i futbollit në botë, lë shumë pas vendet pas tij

Davide e ka kryer coronavirusin, kur rezultoi pozitiv në dhjetor, së bashku me katër lojtarë të Real Madridit.

Ai e ka ndjekur Carlon për shumë vite, duke qenë ndihmëstrajneri në Bayern Munich, Napoli dhe Everton para se të dy të kalonin te Real Madridi. /Telegrafi/