Cruzeiro ka nënshkruar me Joao Mendes – djalin e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldinho.
Talenti 14-vjeçar ka kontratë stërvitore me klubin brazilian, e cila është valide derisa ai të mbushë 19 vjet.
Marrëveshja është zyrtarizuar gjatë ditës së premte, pasi Mendes kishte lënë shumë përshtypje si pjesë e kategorive të reja të këtij klubi.
Ai është pjesë e Cruzeiro që nga viti i kaluar dhe tash duket se do të qëndrojë një kohë të gjatë në kuadër të Akademisë së klubit brazilian.
Mediat braziliane raportojnë se kjo arritje e Mendes është falë angazhimit të tij dhe nuk ka të bëjë me reputacionin e Ronaldinhos.
Ai madje kur kishte shkuar në provë te Cruzeiro, nuk kishte treguar se është djali i legjendës, sepse dëshironte të bazohej në cilësitë e veta. /Telegrafi/