Djali 10-vjeçar i aktorit Ben Affleck, hipi pas timonit të një Lamborghini të verdhë të dielën (26 qershor) dhe e përplasi makinën sportive në një automjet tjetër kur aksidentalisht pasi babai i tij e la të merrte timonin gjatë një prove makinash.
Affleck dhe e fejuara e tij, këngëtarja Jennifer Lopez ishin me një shitës makinash luksoze me qira në Los Angeles kur Samuel Garner Affleck mori timonin.
10-vjeçari u hodh në sediljen e shoferit të një Lamborghini Urus që lëshohet me qira për 1,475 dollarë në ditë duke e përplasur atë me një makinë të tipit BMW të bardhë.
Në ato momente Affleck ishte jashtë makinës dhe Lopez ishte ulur pas Samuelit në anën e shoferit, shkruan DailyMail.
Më pas, ylli i ”Good Will Hunting” përqafoi djalin e tij dhe e siguroi atë se ai nuk kishte shkaktuar ndonjë dëm.
Një përfaqësues i Affleck tha për TMZ se asgjë nuk ishte dëmtuar dhe të gjitha palët e përfshira ishin mirë pas incidentit.
Samuel është fëmija më i vogël i Affleck me ish-gruan e tij Jennifer Garner. Ish-çifti ka edhe vajzat Violet dhe Seraphina.
Aktorja e “Alias” ishte e martuar më parë me Affleck, të cilin e takoi në xhirimet e filmit “Pearl Harbor” të vitit 2000, dyshja u bashkuan zyrtarisht dy vjet më vonë.
Ata u ndanë në vitin 2015 dhe divorci i tyre u finalizua në 2018.
Aktorja aktualisht është në një lidhje me sipërmarrësin John Miller që prej vitit 2018, ndërsa Beni së fundmi u fejua me Lopez.
Sa i përket karrierës, u raportua më parë se Ben Affleck aktualisht është duke drejtuar filmin për Nike dhe Michael Jordan, të cilin e kanë shkruar ai dhe partneri i tij aktori, Matt Damon./Telegrafi/