Manchester United thuhet se janë të bindur se një ofertë prej 45 milionë euro për Ivan Perisic do të pranohet nga Interi.
Në Angli po rritet optimizmi që Perisic do të bashkohet me Unitedin dhe Tuttomercatoweb ka konfirmuar se Jose Mourinho ka qëllim për të mbyllur një marrëveshje së shpejti, ndoshta para turneut para-sezonal të Djajve të Kuq në SHBA.
Ndonëse Interi thuhet se mban çmimin prej 50 milionë euro për kroatin, gjigantët anglezë do të përpiqen të kënaqin trajnerin e tyre duke e ngritur ofertën në 45 milionë euro, edhe pse skuadra italiane nuk është e sigurt nëse do të shtohen bonuse.
Megjithatë, TMW shpjegon gjithçka duket se tregon për shitjen e 28-vjeçarit, i cili ka vendosur për muaj të tërë se ai është i lindur për Ligën Premier.
Një skuadër tjetër e interesuar për Perisicin është edhe kampioni francez, PSG, ndërsa si zëvendësues të tij Interi i sheh njërin nga Federico Bernardeschi apo Lucas Moura. /Telegrafi/