Telegrafi

DJ turk, Burak Yeter do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”

Është konfirmuar edhe një tjetër artist me famë botërore që do të vijë në “Sunny Hill Festival 2022”.

Bëhet fjalë për Burak Yeter, DJ dhe producentin turk, i cili prej vitesh ka fituar zemrat e publikut me performancat e projektet që ka sjell.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në Instagram.

Menjëherë pas këtij lajme, fansat ‘shpërthyen’ me komente të cilët mezi po presin një performancë nga 40-vjeçari.

Lexo po ashtu Diplo pasi iu konfirmua pjesëmarrja në festivalin “Sunny Hill”: Kush do të vijë me mua në Shqipëri?

Krahas Yeterit, tashmë në festival janë konfirmuar edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.

Diplo ka qenë i fundit që u bë e ditur se po vjen në “Sunny Hill”, i cili tanimë shquhet për një sërë hitesh përfshirë edhe “Electricity” me Dua Lipën.

Skepta, Aj Tracey e shumë yje të tjerë shqiptarë do të jenë po ashtu pjesëmarrës në rikthimin e “Sunny Hill”. /Telegrafi/