Telegrafi

DJ Tedd realizon remiksin e këngës “Larg” të Enit me Elinel

Eni Koçi (Foto: Instagram/enikociiii)

Ditë më parë këngëtarja Eni Koçi solli këngën e re “Larg” në bashkëpunim me reperin Elinel. Ky projekt i dyshes u mirëprit nga fansat e tyre dhe vetëm për pak ditë mori mbi një milion shikime në YouTube.

Së fundmi, producenti dhe DJ i njohur, Tedd, lansoi edhe remiksin e këngës “Larg” të Enit dhe Elinelit.

Ky projekt është publikuar në kanalin zyrtar të Enit dhe është i realizuar me një video mjaft atraktive, teksa i përshtatet ditëve të nxehta që do vijnë në vazhdim.

Biondja këtë vit përveç Elinelit ka bashkëpunuar edhe me emra të tjerë të estradës, projektet e të cilës po rezultojnë suksese të mëdha.

Ajo njëkohësisht po shijon edhe lidhjen e saj me reperin shqiptar, Genc Prelvukaj, madje këngëtarja tash e një kohë është pjesë e labelit të tij, “Black Fish Entertainment”. /Telegrafi/