Telegrafi

DJ Sardi ka folur rreth bashkëpunimit me Alban Skënderajn

(Foto: Instagram/SardiDJ)

Ritmet ‘funky-disco’ dhe personazhet nga e përditshmja janë kombinimi më interesant që mund të gjeni në qarkullim këtë verë.

Është videklipi i ri i DJ Sardit, i cili këtë radhë zgjodhi të bashkëpunojë me romantikun e muzikës shqiptare, Alban Skënderaj.

“Imagjino” vjen në një stil të kapshëm dhe të thjeshtë për ta fiksuar. Mesa duket, producenti shqiptar i muzikës elektronike nuk i është shmangur ndikimit nga artistë botërorë me hite të njohura.

Me gjithë profilet e tyre aq të ndryshëm në muzikë ata ia dolën të befasojnë. Por, rruga drejt finalizimit të një kënge nuk është aq e kollajtë. Për herë të parë Sardi ka rrëfyer për Jo vetëm modë prapaskenat që ndoshta nuk i imagjinonit.

“Kur e kam nisur projektin nuk kam pasur një ide të saktë për këngëtarin dhe ishte shumë e vështirë të gjeje dikë që t’i përshtatej. Për shumë kohë kanë qëndruar në kompjuterin tim dhe më pas më erdhi një ide për Albanin. Ia propozova, i pëlqeu shumë dhe tani është finalizuar. Klipi na ka marrë shumë kohë”, ka treguar Sardi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DJ Sardin

Ai kryeson listën e DJ-ve më të kërkuar të jetës së natës. Por, ritmet e çmendura, me sa duket i rezervon vetëm për të rinjtë në klube, transmeton tvklan.al.

“Nuk është një këngë diskotekash, është këngë radioje dhe profesionale. Muzika nuk është vetëm në klub, është dhe në makinë edhe në dush”, ka shtuar ai.

Ndonëse është diplomuar për kompozicion në muzikën klasike, pasioni i Sardit është muzika elektronike. E kemi dëgjuar në bashkëpunime me Dafina Zeqiri, Ledri Vula apo Venera Lumanin. Megjithatë, hitet e tij duket se nuk kanë të njëjtin efekt në familje. Të atin, kompozitorin e njohur Flamur Shehu, nuk mund ta konsiderojmë një fans të Sardit.

“Unë konsultohem me babanë tim, por në fund të një projekti, sepse në fillim ai është i prerë, më thotë nuk bën”, ka treguar muzikanti.

Çfarëdo që t’i thotë babai, bashkëpunimet as që kanë ndërmend të ndalen. Madje projekti i radhës do ta kthejë me një hit legjendar të diskotekave.

“Bashkëpunimin e radhës e kam me Venerën dhe jemi në përfundim të projektit”, ka bërë të ditur Sardi.