Telegrafi

DJ Regard shoqërohet nga Dukagjin Lipa në ndeshjen e Arsenalit ndaj West Ham

DJ i njohur nga Ferizaj, Regard, prej disa ditësh për shkak të angazhimeve me muzikë ndodhet në Londër.

Ai mbrëmë (e mërkurë) ka qenë i pranishëm në Emirates Stadium për të parë nga afër ndeshjen Arsenal – West Ham, por jo vetëm.

I njëjti ishte shoqëruar nga babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Dukagjin Lipa dhe vëllai i saj, Gjin Lipa.

DJ Regard (Foto: Instagram)

Të njëjtit po e shijonin në masë të madhe lojën, teksa nuk munguan me disa fotografi në rrjete sociale.

Ata shihet se po mbanin anën e Arsenalit, ndonëse fitoi me rezultat 2-0 ndaj West Hamit.

Lexo po ashtu Arsenali nënshtron West Hamin, kalon në pozitën e katërt

Në fillim të pjesës së dytë, ka qenë Gabriel Martinelli që shënoi pas një asistimi të Lacazette për 1-0.

DJ Regard (Foto: Instagram)

Ndërsa, topçinjtë mbyllën ndeshjen në minutën e 87-të, kur Emile Smith Roëe shënoi për 2-0 me një goditje nga jashtë zonës.

Arsenali mori fitoren e 9-të në Ligën Premier dhe tani me 29 pikë, aktualisht mban vendin e katërt në renditje. /Telegrafi/

Dukagjin Lipa (Foto: Instagram)