Vazhdojnë organizimet e eventeve të ndryshme në jetën e natës në kryeqytet.
Kësaj radhe në një nga mbrëmjet në “Duplex” të ftuar ishin DJ PM dhe Gramo F.
Ata kanë dhuruar një atmosferë të ngrohtë për publikun, i cili ishte i shumtë në numër.
Atmosfera përjetoi kulminacionin kur PM lëshoi këngë të vjetra, të cilat ngjallën ndjenjën e nostalgjisë tek të pranishmit.
DJ-të në fjalë tash e sa kohë e kanë preferuar që janë zgjedhja e duhur për një mbrëmjet plot ritëm dhe atmosferë. /Telegrafi/