Sezona e verës për artistë të ndryshëm si gjithmonë është e ngarkuar me mbrëmje të shumta muzikore.
E një sezonë të tillë janë duke e përjetuar edhe dy Dj e njohur – Dagz dhe PM.
Këta të fundit janë shumë të angazhuar me mbrëmje muzikore, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Dj Dagz dhe Dj PM mbrëmë kanë argëtuar me muzikën e tyre një numër të madh të të rinjve që ishin mbledhur në klubin tiranas “Folie Terrase”.
Një atmosferë e zjarrtë dhe fantastike u krijua nga të dy Dj, të cilat momente i ka ndarë edhe për ndjekësit në llogarinë personale në Instgram, Dagz. /Telegrafi/