Site icon Telegrafi

DJ i njohur australian do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Kanë mbetur më shumë se një muaj deri tek fillimi i festivalit muzikor “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Tashmë organizatorët kanë nisur të zbardhin emrat e këngëtarëve që do të performojnë më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun prishtinas të Gërmisë.

Një prej tyre është edhe një prej DJ-ve më të suksesshëm të Australisë, i cili është i njohur me shumë projekte muzikore.

“Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se DJ australian, Tyson O’Brien aka Generik_dj do të vjen nga Los Angeles në Prishtinë”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e festivalit.

Theksojmë se pjesë e festivalit do të jetë edhe këngëtarja e talentuar, e cila bën karrierë në SHBA, Njomza Vitia.

Lexo po ashtu "Sunny Hill Festival" e sjell pas shtatë vjetëve në Prishtinë, Njomza Vitinë

Ndryshe, Dua Lipa këtë vit nuk do të performojë, por do të jetë vetëm si fanse gjersa do të shijojë muzikën e artistëve të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version