Si shumë nga artistët e tjerë, edhe DJ Geek ka njoftuar fansat e publikun se po vjen me një album të shkurtër, apo siç quhet tanimë “EP”.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale, ndërsa ka shpërndarë edhe disa postime të reja në lidhje me projektin.
Ai thotë se është shumë i emocionuar për atë që po sjell teksa pjesë e tij do të jetë edhe e dashura e tij, këngëtarja Dafina Zeqiri.
“Jam shumë i emocionuar t’ju prezantoj të gjithëve me EP-në time, ky është prezantimi me vokalin dhe bukurinë e Dafina Zeqirit “Love of Mine”, kam punuar shumë dhe gjatë për këtë dhe shpresoj t’ju pëlqejë”, u shpreh Geek.
“Mezi pres t’ju tregoj më shumë. Love of mine nesër në ora 18:00”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Sekreti”.
DJ Geek dhe Dafina po shijojnë lidhjen prej disa vitesh, kurse tani janë edhe bashkëpunëtore në projekte të ndryshme.
Dyshja janë pjesë e labelit të njohur, “Monyez” me menaxher Pëllumb Çitakun. /Telegrafi/