Telegrafi

Dj Geek falënderues ndaj festivalit Sunny Hill për të mirat që i solli Kosovës

Dj Geek është shprehur falënderues për pjesëmarrjen e tij në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.

Në një postim në InstaStory, ish-partneri i Dafina Zeqirit ka theksuar se ky festival i ka sjellë Kosovës një mori turistësh të huaj dhe artistë të mirënjohur ndërkombëtar.

“Një falënderim nga zemra për festivalin Sunny Hill, për organizimin e klasit botëror për të sjellë turistët në Kosovë dhe për të shfaqur Kosovën në hartën globale”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Këtë shkrim të Geek e ka publikuar në Instagram edhe artistja me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit është organizatore e këtij festivali së bashku me familjen e saj, të atin Dukagjin Lipa.

Edhe sivjet, ata sollën yjet më të mëdhenj si: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Burna Boy etj.

Festivali u zhvillua nga 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri, Bërnicë. /Telegrafi/