DJ dhe producenti i njohur, turk, Mahmut Orhan, po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme të botës.
Ai së fundmi ka qenë duke performuar në ‘Burning Man 2024’ që mbahet në Nevada.
Derisa ka bërë përzgjedhjen e këngëve të llojllojshme, në këtë mes ka futur edhe një këngë shqiptare.
Pikërisht projektin “Si ai” të reperes së njohur nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna.
I gjithë publiku ka kërcyer me të dhe duket një version i mahnitshëm i krijuar nga Mahmut.
Orhan më parë ka qenë për të performuar në evente në Shqipëri e Kosovë.
Rreth pesë vjet më parë, artisti ka performuar në një nga klubet në Prishtinë. /Telegrafi/
@mahmutorhan Burning man 🥹🤍 #mahmutorhan #burningman2024 ♬ original sound – Mahmut Orhan