Tash e një kohë shikuesit e Big Brother VIP kanë vërejtur një pëlqim ndërmjet DJ DAGZ dhe Einxhel Shkirës.
Dy pjesëtarët e shtëpisë më të famshme shqiptare kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk kanë munguar flirtimet.
Dhe afërsia ndërmjet tyre ka ardhur në pikë saqë ka qenë vetëm çështje kohe se kur do të vijë puthja mes tyre.
Ndërsa puthja në buzë tashmë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës.
Derisa Einxhel ndodhej shtrirë në krevat, DAGZ i ka qëndruar pranë dhe e ka puthur. /Telegrafi/