Dyshaj e njohur DJ PM dhe DJ Dagz vazhdojnë të jenë të angazhuar me koncerte të ndryshme.
Së fundmi, ata kanë qenë të ftuar në hapjen e sezonit dimëror të klubit të njohur “Hangover” në Gjakovë.
Ata kanë dhuruar spektakël për të pranishmit, gjersa kanë krijuar një atmosferë elektrizuesin për publikun, i cili ishte i shumtë në numër.
Disa nga momentet më të zjarrta të mbrëmjes, dyshja vendosën t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Ndryshe, ata kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Morena Tarakun, klipi i së cilit do të xhirohet jashtë vendit. /Telegrafi/