Site icon Telegrafi

DJ Caboo gjithashtu do të performojë në “Sunny Hill”

Në festivalin ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”, pritet të performojnë një numër i madh i artistëve të huaj dhe shqiptarë.

Në mesin e shumë yjeve, këtë vit është bërë e ditur se do jetë i pranishëm edhe Sabedin Ferataj i njohur si DJ Caboo.

Kjo është njoftuar përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”.

“Ruaji të fundit kur ndeja të fillojë. DJ ynë Caboo do na mbajë neve për një mbrëmje të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në ndërkohë, “Sunny Hill” do të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit, Gërmi.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit "Sunny Hill" është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Gjithashtu, këtë javë është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit, me ç’rast babai i Dua Lipës, Dukagjini, ka shpalosur disa detaje rreth tij. /Telegrafi/

Exit mobile version