Telegrafi

DJ Blunt dhe Real 1 me varëse në vlerë prej 20 mijë euro në klipin “Pare si Thaçi, pare si Rama” (Foto/Video)

Dy reperët e njohur DJ Blunt dhe Real 1 javën e kaluar publikuan projektin e tyre të ri, “Pare Si Thaçi, pare si Rama”.

Një klip mjaft interesant në të cilin kanë inflirtruar dy “bankënota të reja”, 500 euro me figurën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe dy mijë lekë të reja me figurën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Lexo po ashtu Premierë: DJ Blunt dhe Real 1 vijnë me “Pare si Thaçi, pare si Rama” (Video)

Klipi është mjaft ekstravagant dhe në të dyshja shfaqen me veshje mjaft të kushtueshme, çka tregojnë se klipi nuk ka pasur një kosto edhe aq të lirë.

Këtë gjë e vërteton edhe varësja prej ari e DJ Blunt në klip, e cila në realitet kap shifrën e 20 mijë eurove.

Reperi ka publikuar në Instagram Story disa fotografi, përmes së cilave tregon se në fakt kjo është vlera e vërtet e varëses që ai mban në klipin “Pare si Thaçi, pare si Rama”. /Telegrafi/