Dyshja e njohur e skenës DJ Blunt dhe Real 1 ka pak javë që kanë sjell në treg projektin e tyre më të fundit, këngën dhe kripin “Pare si Thaçi, pare si Rama”.
Një këngë e bukur dhe kontroverse e cila na josh me të pasurit para si kryeministrat ose presidentët, bëri që të fitojë menjëherë simpatinë e publikut.
Ndërkohë Blunt dhe Real janë shumë aktivë kohëve të fundit në muzikë, dhe kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se këtë javë do të sjellin edhe një projekt të ri surprizë për fansat.
Por Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një këngë të re, e cila do të jetë në bashkëpunim mes dyshes i cili gjithashtu pritet të jetë i veçantë sikurse projektet tjera.
Ndërkohë përveç kësaj kënge, Blunt dhe Real do të sjellin çdo muaj nga një këngë deri në finalizimin e projektit gjigant, siç është albumi. /Telegrafi/