Telegrafi

DJ Blunt dhe Real 1 në përgatitje të projektit të ri “Gjini gjini”, shpalosin detajet ekskluzive të këngës më të re (Foto)

Reperët e njohur DJ Blunt dhe Real 1 së shpejti do të sjellin në treg projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Gjini gjini”

Në një prononcim për Telegrafin, dyshja kanë shpalosur ekskluzivisht detajet e projektit të tyre më të ri, i cili i sjell ndryshe.

“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re ‘Gjini gjini’, e cila do të jetë mjaft e veçantë dhe me klip unik. Muzikën e ka realizuar Florent Boshnjaku, tekstin e kemi shkruar vet. Shpresojmë të mirëpritet nga publiku”, tha DJ Blunt për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdimin e bisedës, Real 1 tregoi se si ka qenë kjo verë për dyshen, të cilët vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar nga publiku.

“Vera si gjithmonë ka qenë shumë e ngarkuar me koncerte, kemi kaluar shumë mirë, dhe publiku sigurisht që nuk ka munguar”, shprehet Real 1 për Telegrafin.

DJ Blunt dhe Real 1 në xhirimet e klipit të ri “Gjini gjini”. (Foto ekskluzive)

“Klipi po punohet nga produksioni Imagine. Xhirimet e klipit kanë shkuar mirë. Besojmë se do të jetë një klip unik”, përfundoi DJ Blunt për Telegrafin.

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit, në të cilin dyshja do të shfaqen mjaft me stil.

“Gjini gjini”, një titull interesant dhe kontrovers, ndërsa i tillë pritet të jetë edhe projekti më i ri i DJ Blunt dhe Real 1. /Telegrafi/