Site icon Telegrafi

DJ Blunt dhe Real 1: Muzikën e bëjmë ashtu si jetojmë (Video)

DJ Blunt dhe Real 1 në një intervistë për KosovaPress tregojnë shumë gjëra për jetët e tyre personale, por edhe për planet në karrierë. Sipas tyre, nëse do t’i kishin vënë emër grupit të tyre, ai emër do të ishte “Rambo”.

Kurse, ku e gjejnë frymëzimin për këngët dhe klipet e tyre mjaft interesante, Blunt dhe Real thanë se bazohen në realitet.

“Inspirimin e gjejmë në realitet, në jetën e përditshme. Qysh jetojmë ne, ashtu e bëjmë edhe muzikën edhe tekstin e klipin. Më shumë bazohemi në jetën normale sesa në pallavra ose thashetheme, në gjëra që nuk ekzistojnë te ne. Ka dikush që flet për miliona, por në realitet nuk ekziston”, kanë thënë ata.

Se cilën këngë të tyren e preferojnë më shumë dhe kë e quan “eksik”, na tregon më mirë Dj Blunt.

“Krejt këngët na pëlqejnë po mua më duket më e veçante ‘Rambo’ se është e veçantë edhe klipi, edhe krejt. Edhe ‘Suzi’ më duket shumë e veçantë, këto dyja nuk janë të njëjta se të klipi ‘Suzi’ ne nuk jemi në klip hiç, por te ‘Rambo’ i kemi qit ata ‘eksikat’ me qëllim, që janë ata gejat ose ata të tjerët. Në ‘Suzi’ është një storje, ku një djalë i ri i fiton 20 euro me ato pare qethet, e qeth shokun e vet, shkojnë pinë edhe në fund martohet me ato pare. Morali i kësaj storje është se na shqiptarët jena njëjtë, krejt i bëjmë, pina kafe edhe martohem në fund edhe bëjmë fëmijë, për atë arsye nuk kemi dal në klip sepse e kanë bërë ata të gjithë klipin”, ka theksuar muzikantët.

Lexo po ashtu Blunt dhe Real publikojnë projektin “Suzi” (Video)

DJ Blunt dhe Real 1 kanë pasur shumë bashkëpunime edhe me këngëtarë të tjerë, por ata nuk mendojnë të bëjnë tani ndonjë të tillë. Gjithashtu, treguan se me cilin këngëtar ndërkombëtar do të kishin dëshirë të bashkëpunonin.

“Bashkëpunim jo nuk kemi, mundet me qenë ndonjë, por momentalisht jo. Kemi vendos me i bë këngët vet, kemi shumë këngë të mira, shumë projekte, film, kështu që bashkëpunim jo. Edhe po bëjnë shumë bashkëpunime, është bë bajat, askush nuk po bën diçka vet, por vetëm bashkëpunime. Për ndërkombëtar nuk na nin neve, ne më së paku merremi me këtë punë edhe me u bë nuk është diçka, ne bëjmë për tregun në Kosovë. Po unë kisha pas qejf, nuk kam dikën të preferuar prej çdo zhanri e kam dikën që më pëlqen, po normal kam qejf pse mos me pas këngë me Jay Z ose Beyonce”, është shprehur dyshja.

DJ Blunt dhe Real 1 kanë së bashku gjashtë albume dhe së shpejti do të vijë edhe albumi i shtatë, dhe për ta nuk ka asnjë pengesë për të bërë një album. Ata premtojnë edhe shumë këngë dhe hite të reja.

Exit mobile version