Disa njerëz iu gëzohen festave të fundvitit, më shumë se të tjerët – kjo dizajnere e modës, kënaqet së tepërmi në këtë sezon të vitit.
Jenny Wilson nga Irlanda, pretendon se është dizajnerja më e opsesionuar në dekorimet e festave, duke mos hezituar të vishet e tëra sikur një bredh, transmeton Telegrafi.
“Pse të vëmë dekorime, kur ne vet mund të kthehemi në një dekorim”, ka thënë Wilson.
E njohur si Jen Nollaig, që në gjuhën irlandeze nënkupton Krishtlindje, është shumë e popullarizuar në rrjetet sociale për veshjet e shndritshme me xhingla dhe xixa, shirita, si dhe stoli nga bredhi.
Syzet gjigante i janë bërë Jennyt si shenj dalluese, të cilat i dekoron me stoli të rralla që i gjen nëpër lokale, apo i porositë nëpërmjet internetit.
Deri në finalizimin e veshjes, asaj i merr shumë kohë. Andaj, blenë dekorime gjatë tërë vitit, në mënyrë që të jetë gati për sezon. /Telegrafi/