Telegrafi

Dizajnerët nga Dubai krijojnë maska të bukura, në mënyrë që të bëhen aksesor të ‘domosdoshëm’

Duket se maska ​​për fytyrën do të jetë një pjesë e madhe veshjeve të së ardhmes sonë të parashikueshme.

Në fillim, shumë njerëz i konsideruan të vështira për t’u mbajtur. Ato janë të pakëndshme, krijojnë kruarje dhe një koncept plotësisht i ri për të gjithë ne. Maska zakonisht shoqërohet me gjëra negative, siç janë problemet me frymëmarrjen, madje edhe shkaktim plagës.

Por, gati gjashtë muaj më vonë, ato janë bërë pjesë e jetës sonë. Një zakon dhe një konstruksion shoqëror.

Si rezultat, stilistët e modës në Dubai morën përsipër detyrën për t’i bërë ato sa më bukur të jetë e mundur. Maska tani mund të shihet si një shprehje e vetë-identitetit.

Ne madje kemi parë që njerëzit veshin maska ​​jo vetëm për përdorim të përditshëm, por edhe për dalje dhe ngjarje të rëndësishme.

Disa nga maskat e realizuara nga dizajnerët në Dubai i gjeni më poshtë:

/Telegrafi/