Telegrafi

Divorcohet nga bashkëshorti pas 17 vitesh: Jonida Maliqi tregon pse nuk flet për të (Foto)

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është divorcuar nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.

Kishte kohë që në media qarkullonin lajmet për këtë ndarje, ndërsa si procedurë, divorcimi mes çiftit thuhet se përfundoi këto javë.

Megjithatë, Jonida asnjëherë nuk kishte shprehur dëshirën për t’u prononcuar rreth kësaj çështje.

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, këngëtarja foli për herë të parë rreth kësaj teme, duke mos zbuluar shumë.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur këngëtarja Maliqi.

Ndryshe, Jonida ka tash e sa kohë që nuk ka qenë edhe shumë aktive me prurjet e reja në muzikë. /Telegrafi/