Telegrafi

“Divorc me të shtëna armësh” në Turqi: Babai hap zjarr ndaj dhëndrit, pasi ai refuzoi kërkesat për divorc të vajzës së tij (Video)

Ky është momenti kur një burrë futet në një punëtori dhe përpiqet të qëllojë me armë gjahu dhëndrin e tij, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar kërkesën për divorc të vajzës së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e incidentit u regjistruan nga kamerat e sigurisë në një garazh ku punonte dhëndri, në rrethinën Karabaglar të provincës së Izmirit në Turqi.

Në video, një njeri, i identifikuar në mediat lokale nga inicialet F.K.O. mund të shihet duke hyrë në punëtorinë e plastikës, duke mbajtur atë që duket të jetë një grumbull rrobash.

Më pas ai i lëshon rrobat në tokë për të zbuluar se po mban një pushkë nën to.

Derisa F.K.O. futet në punëtori, tre burra qëndrojnë para tij dhe menjëherë hap zjarr ndaj tyre, dhe me gjasë qëllon njërin prej tyre, të identifikuar si dhëndri i tij Seckin Selek.

Seckin më pas largohet me vrap jashtë punëtorisë dhe F.K.O. e ndjek, duke ecur pas tij me armë gjahu në dorë, para se të rrëzohej në tokë nga vëllai i Seckin, Sezgin Selek.

Të dy vëllezërit Selek thuhet se u plagosën nga të shtënat e armës dhe u dërguan në një spital lokal.

Ata janë të dy në gjendje stabile, sipas raporteve lokale.

Seckin pohon se vjehrri i tij e ka qëlluar atë sepse ai nuk pranoi të pranonte kërkesat e divorcit të gruas së tij.

Ai thotë se ai ka qenë i martuar me vajzën e F.K.O. për pesë vjet, por ka hapur procedurat e divorcit shtatë muaj më parë.

“Gruaja ime kërkoi 500,000 Lira Turke (rreth 77000 euro) për dëmshpërblime financiare dhe jo financiare dhe 5,000 lira turke (rreth 770 euro) në ushqim mujor, si dhe shtëpi dhe makinë”.

“Unë nuk e pranova këtë dhe vjehrri im erdhi në vendin tim të punës dhe më sulmoi me një armë gjahu”.

Raportet sugjerojnë se vjehrri është arrestuar, por është e paqartë nëse ndaj ti është ngritur ndonjë proces gjyqësor.

Ai njoftohet se i tha policisë: “Unë shkova atje për të folur, por kur reaguan keq, unë nuk mund ta kontrolloja veten”. /Telegrafi/