Artisti i mirënjohur, Diti ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Këngëtari shqiptar, Ardit Gjota (emri i plotë) ka lansuar këngën më të re që mban titullin “S’kom me lanë”.
Projekti më i ri i tij erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube.
Për muzikën dhe aranzhimin e këngës është përkujdesur Doan Mulla, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërkohë klipi u realizua nga Tik Tak Music.
“S’kom me lanë” ndërkaq është prodhim i studios Vd Sound.
Theksojmë që Diti tashmë numëron disa projekte të suksesshme, ndërsa edhe kënga e re padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij. /Telegrafi/