Site icon Telegrafi

Ditët në vijim më ftohtë, në fundjavë priten reshje shiu dhe bore

Sot do të mbajë mot i ftohtë, ndërsa në mëngjes do të ketë ngrica dhe vranësira.

Me kalimin e frontit të ftohtë, gjatë natës së shkuar, sërish mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që do të sjellin mot të ftohtë, ngase masa të ftohta ajrore kanë depërtuar nga veriu.

Nga fundjava, sipas parashikimeve të fundit, priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Evropë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -4C deri në 0C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 7C.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, si pasojë e kalimit të frontit të ftohtë, që solli të reshura dhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga e premtja dhe ditët e ardhshme, sërish nuk parashihen erëra të mjaftueshme, çka do të ndikojë në rritjen e ndotësve, e si rrjedhojë edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

Exit mobile version