Për më tepër, organizmi yt reagon më mirë ndaj sforcimeve. Varet nga niveli i progesteronit, hormonit të shtatzënisë.
Një grup të rejash që ciklin e kishin të rregullt, iu nënshtruan një testi fizik në javën e parë të ciklit dhe në javën pas ovulacionit: rendimentet sportive ishin më të mira në fazën e dytë.
Aktiviteti fizik gjatë ciklit nuk është i pakëshillueshëm. Sigurisht që kur dhembjet janë të forta, nuk të shkon mendja për të bërë palestër, por mos hiq dorë së bën lëvizje vetëm pse “je në ato ditë”, transmeton Telegrafi.
Studimet konfirmojnë që sporti mund t’ i pakësojë ngërçet dhe ndjesinë e rëndesës në periudhën e ciklit, sepse favorizon shkarkimin e mitrës dhe eliminimin e lëngjeve të tepërta.
Përveç kësaj, ndihmon në parandalimin e simptomave paramenstruale, si dhembjen e kokës dhe depresionin.
Humori përmirësohet tek ato që praktikojnë aktivitet fizik. /Telegrafi/