Prezantuesja e ekranit Alketa Vejsiu është duke i shijuar si është më së miri pushimet e verës.
Është shumë e ngarkuar gjatë vitit me punën në televizion, por muajt e nxehtë e gjejnë atë duke udhëtuar në shumë prej vendeve të botës.
Ndalesën e fundit, Vejsiu e ka bërë në alpet e Alta Badia në Itali.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, prezantuesja bukuroshe shfaqet mjaft atraktive e veshur me streçe të zeza dhe xhaketë blu.
Panorama që ajo shijon në këtë trevë është e mrekullueshme, me çka ka bërë që shumë prej ndjekësve të saj, t’ia kenë lakmi për vendin se ku ndodhet.
Jo gjithmonë është deti zgjedhja e vetme për pushimet verore, edhe alpet apo shëtitjet në fshatra turistikë janë një zgjedhje e mirë, njëlloj siç ka bërë prezantuesja Vejsiu. /Telegrafi/