Dizajnerët në Ciao Berto ju prezantojnë modelin më të ri dhe dizajnin e fundit të setit “Dolce” si pjesa që i ka munguar dhomës suaj të ndenjës.
Pas një ditë të lodhshme, rehatia në shtëpinë tuaj është e vetmja zgjidhje për të rimbushur energjinë dhe qetësuar mendjen. Seti “Dolce”, është i dizajnuar enkas për ty që ke dëshirë me shiku filma si me qenë në kinema – shumë rehatshëm, këndshëm dhe plot stil.
Dizajni inovativ me material të sofistikuar, është i punuar me mjeshtëri për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe elegancën njëkohësisht. Seti më i ri, “Dolce”, përshtatet në çdo shtëpi,banesë, hapësirë dhe vjen në dimenzione e ngjyra të ndryshme.
Eja në Ciao Berto Showroom për ta përjetuar nga afër inspirimin italian të dizajnit interier.
Ciao Berto – ne prodhojmë lumturi!
P.S: Kafën e keni prej shpisë në Ciao Berto Caffe