Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, i ka të numëruara ditët në Santiago Bernabeu.
Trajneri Zinedine Zidane ka pranuar se kolumbianit mund t’i tregohet dera para mbylljes së afatit kalimtar.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
James kaloi te Mbretërit në vitin 2014 për 80 milionë euro dhe ishte mbresëlënës nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Mirëpo, nën drejtimin e Rafa Benitez dhe Zidane, ai ka dështuar të tregojë cilësitë e tij duke humbur vendin në përzgjedhje.
“Kur përgjigjem duket sikur dua që James të largohet. Ai është lojtar i Real Madridit dhe ka kontratë. (Por) është e vërtetë se ka luajtur pak dhe kjo mund të paraqesë problem”, ka theksuar Zidane. /Telegrafi/