Të shtunën, më 8 shtator, Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë për në Shkup, njoftojnë nga Alsat-M.
Siç njofton zëdhënësi i saj, Stefan Zajtbert, se agjenda e rendit të ditës nuk është formuar ende, por është konfirmuar se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Nga zyra e Merkelit shtojnë se Kancelaria, ndër të tjera, dëshironte vetë ta ndjente atmosferën në vend në prag të referendumit të caktuar për 30 shtator. /Telegrafi/