Site icon Telegrafi

Ditën e martë Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e RM-së

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, ditën e martë do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Datën dhe kohën e fjalimit Ivanov i ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri.

“Në pajtim me nenin 85, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, do të doja t’u drejtohem deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe t’i informoj në lidhje me pika të caktuara të kompetencave të mia”, qëndron në kërkesë.

Kryetari i shtetit, tradicionalisht mban fjalim para Vitit të Ri në Kuvend, ku në të kaluarën bënte ftesë për pajtim dhe përgjegjësi nga të gjitha partitë politike./Telegrafi/

Exit mobile version