Telegrafi

Ditëlindje romantike, Çiljeta festoi krah Albanit? (Foto)

Këngëtarja e njohur Çijeta Xhilaga ka festuar dje (e hënë) ditëlindjen e saj të 33-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga rrethi i saj i ngushtë.

Duket se në 33 vjetorin e saj, Çiljeta ka festuar në një mbrëmje mjaft romantike.

Kështu së paku lë të dyshohet nga imazhet që këngëtarja ka hedhur në InstaStory, ku shfaq një mbrëmje të qetë, gjersa në sfond dëgjohet një muzikë romantike.

Lexo po ashtu Çiljeta feston ditëlindjen, befasohet me trëndafila të kuq për 33-vjetorin e saj! (Foto)

Këtë video, ajo e ka shoqëruar me dy emoji të cilat shfaqin një çift si dhe disa zemra të vogla.

Është bërë e ditur tash e sa kohë, se ajo është në lidhje me futbollistin e njohur, Alban Hoxha. /Telegrafi/