Site icon Telegrafi

Ditëlindja e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit – Kurti viziton familjet e tyre

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zyrtarë të LVV-së, kanë qëndruar për vizitë sot te familja Dehari dhe Demaçi, me rastin e ditëlindjeve të Astrit Deharit dhe Adem Demaçit

Kurti ka ndarë fotografi nga vizitat e tij tek këto dy familje.

“Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Sot 87 vjet më parë është lindur simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi është lindur më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Adem Demaçi ka qenë veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Astrit Dehari vdiq në qelinë e paraburgimit me 5 nëntor 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version