Site icon Telegrafi

Ditë zie për Butrint Imeri, humb gjyshin e tij!

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Dita e së mërkurës duket të ketë qenë e kobshme për këngëtarin e njohur të estradës, Butrint Imeri.

Kjo pasi në një ditë si kjo, u nda nga jeta gjyshi i tij.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtari, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Këtë fotografi, ai e kishte realizuar me gjyshin e tij tashmë të ndjerë, pak javë më përpara, gjersa ai ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore.

“U prehsh në paqe, gjyshi im i dashur”, kanë qenë fjalët e Butrintit përbri kësaj fotografie.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që i njëjti ka pranuar nga një numër i madh ndjekësish në rrjetin social, përfshirë këtu edhe figura të shumta publike. /Telegrafi/

Exit mobile version