Site icon Telegrafi

Ditë Zie në Suharekë pas vdekjes së pesë personave në aksident

Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve, Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkë-ndjenë me familjet e tyre në pikëllim.

Gjithashtu ai ka deklaruar se si kryetar komune do të vendosë ditën e varrimit si Ditë zie.

Postimi i plotë:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushëllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkë ndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e varrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Bali Muharremaj.

Exit mobile version