Telegrafi

Ditë vendimtare, Kumbulla pritet të bëhet me klub të ri

Marash Kumbulla sot do të largohet nga Roma dhe do të bëhet me klub të ri.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon për faktin se ka 10 muaj që qëndron jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit.

E duke marrë parasysh se ka nevojë për minuta pas rikthimit nga lëndimi dhe te Roma nuk i ka tëgarantuara, mbrojtësi shqiptar po kërkon skuadër të re.

Lexo po ashtu Shtohet numri i skuadrave që e duan Kumbullën, largimi i tij nga Roma është çështje ditësh

Një sërë skuadrash janë vënë pas shqiptarit në Serie A, por duket se në përparësi është Sassuolo.

Edhe pse të fundit janë futur në garë për qendërmbrojtësin shtatlartë, Sassuolo pritet ta marrë atë në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Vështirësi për të marrë Demiral, Milani synon huazimin e mbrojtësit shqiptar

Sot është dita vendimtare dhe Kumbulla pritet të udhëtojë për testet mjekësore.

Në garë për shqiptarin janë edhe Udinese, Genoa, Torino, Verona, Empoli, por edhe AC Milan që do të tentojë nëse nuk arrihet Merih Demiral. /Telegrafi/